LAJMI I FUNDIT:

Filmohet nga kamerat e sigurisë duke ia nuhatur dhe kafshuar flokët një vajze në ashensor, arrestohet nga policia tajvaneze 23-vjeçari (Video)  

Filmohet nga kamerat e sigurisë duke ia nuhatur dhe kafshuar flokët një vajze në ashensor, arrestohet nga policia tajvaneze 23-vjeçari (Video)  

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një ashensori kanë kapur momentin kur një i ri i nuhat dhe “shijon” flokët e një vajze, duke pretenduar kinse ajo kishte merimangë në kokë dhe po mundohej t’ia largonte.

23-vjeçari i identifikuar nga mediat tajvaneze si Zhong, filloi t’ia prekë flokët vajzës që ishte tmerruar nga frika derisa po qëndronin bashkë në ashensorin e një blloku të apartamenteve në qytetin Yunlin, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdimisht i thoshte vajzës se është duke i ndihmuar t’ia largojë merimangën që i ishte ngjitur në flokë, por ai në fakt i kaloi dy minuta duke ia nuhatur e kafshuar flokët, kurse vajza e gjorë po qëndronte si e paralizuar nga frika.


Por në momentin që u hapën dyert e ashensorit, vajza iku me vrap dhe i tregoi rastin të dashurit që e raportoi tek pjesëtarët e sigurimit të ndërtesës.

Ata menjëherë i telefonuan policisë, kurse Zhong është arrestuar në apartamentin e tij në po të njëjtën ndërtesë ku edhe janë filmuar në ashensor së bashku. Raportohet se kjo nuk ishte hera e parë që ky i ri kishte ngacmuar në formën e njëjtë vajza tjera.

“E dashura ime u takua në ashensor me një pervers. Ai ishte munduar ta gënjej kinse ka në flokë një merimangë, por në video mund ta shihni se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, ka deklaruar i dashuri i vajzës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori