Një video e postuar në internet po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqet një zebër e cila ikë nga lumi për të mos e copëtuar krokodilët, por fatkeqësisht pasi del nga uji përfundon në gojën e luanit.

Videoja është filmuar në rezervatin nacional Maasai Mara në Keni, ku zebra bënte të pamundurën që t’i shpëtonte dhëmbëve të mprehtë të krokodilëve, transmeton Telegrafi.


Por, kjo zebër e pafat në momentin që del nga uji, e presin dy luanë të fshehur në bar, të cilët menjëherë i vërsulen duke e copëtuar.

Pamjet janë filmuar nga disa turistë që po shijonin bukuritë e rralla natyrore nga një fluturake, të cilët komentonin çdo lëvizje të zebrës. /Telegrafi/

2 92

3 73