LAJMI I FUNDIT:

Filmi për luftën në Bosnjë fiton në Festivalin e Romës

Filmi për luftën në Bosnjë fiton në Festivalin e Romës

Një film i ri për masakrën e Srebrenicës gjatë luftës në Bosnjë e ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Romë.

“Resolution 819” që ka për regjisor italianin Giacomo Battiato ka fituar çmimin e filmit më të mirë në ceremoninë e të premtes mbrëma.

Çmimi i Kritikës i takoi filmit afgan, “Opium War”. Aktori më i mirë është zgjedhur ukrainasi Bohdan Stupka për rolin e tij në komedinë polake, “With a Warm Heart”. Ndërkohë që aktore më e mirë është zgjedhur italiania, Donatella Finocchiaro, për rolin e saj në filmin “Galantuomini”.