Filmi “Parada” shembull, vitin 2010-të në Serbi solli një frymë të re për komunitetin homoseksual. Në Beograd, disa herë parada është gjakosur ndërsa vetëm një herë është mbajtur pa probleme.
Shoqëria kosovare së fundmi ka dalë të jetë goxha homofobe. Një raport i fundit francez tregon për rreth 95 për qind të popullsisë nuk do të donin që fëmija i tyre të jetë gej, lesbike, transgjinor ose biseksual.
Por larg këtyre statistikave, në Prishtinë sot u fol se si mund të shfrytëzohet filmi, kinemaja dhe televizioni për të ndihmuar pikëpamjet homofobe të njerëzve. Kosova si plot shtete tjera në botë ka ende probleme me komunitetin LGBT, por megjithatë përgjatë viteve janë bërë përpjekje të shumta që gjendja e tillë të ndërrojë.
Filmi “Parada” shembull, vitin 2010-të në Serbi solli një frymë të re për komunitetin homoseksual. Në Beograd, disa herë parada është gjakosur ndërsa vetëm një herë është mbajtur pa probleme. PriFilmFest sot ka organizuar një debat ku u fol mbi filmin dhe ndikimin e tij në shoqëri.
Blerta Zeqiri, regjisore, tregon se së fundmi ka një vetëdijesim të regjisorëve për të punuar në tema të tilla.“Unë e konsideroj veten si aktiviste të të drejtave të njeriut dhe çdo nismë për të ndihmuar komunitetet në nevojë është e mirëseardhur. Sa i përket filmit, normalisht që do të kishte ndikim nëse regjisorët nisin me tema mbi komunitetin, për ta portretizuar atë në forma të ndryshme sepse realisht kjo shoqëri ushqen plot urrejtje ndaj këtyre njerëzve” tregon mes tjerash një prej panelisteve, regjisorja Zeqiri.
PriFilmFest, festivali që po mbahet këtyre ditëve në Prishtinë, në programin e vet ka edhe LetItBe- programin special të filmave që kanë për bazë komunitetin LGBT. Programin e kuron Outfest – Festivali më i madh i LGBT filmave në botë.
Michelle Schohn, nga Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, një aktiviste për shumë vite e të drejtave të njeriut, tregon se në Amerikë kanë ndikuar filmat e viteve 70-të e 80-të që gjendja dhe mentaliteti të mund të ndryshojnë, transmeton kultplus.
“Televizioni dhe kinemaja ndihmojnë shumë. Në Amerikë, përgjatë viteve është rritur numri i personazheve homoseksuale nëpër krijime artistike, dhe nga analizat është konstatuar se fëmijët janë edukuar kësisoj, ta shohin këtë komunitet pa asnjë dozë urrejtje dhe ta pranojnë atë”, ka shtuar mes tjerash Schohn.
Rajmonda Sylbije, në anën tjetër, një ndër zërat më të fuqishëm të aktivizmit LGBT në Kosovë dhe pjesë e Center for Equality and Liberty, ka treguar se do të ishte e mrekullueshme ideja të krijohen më shumë filma dhe krijime artistike që i ndihmojnë qytetarët të reflektojnë mbi mendimet e tyre. Ajo ka folur pak edhe mbi komunitetin dhe mbi vështirësitë që hasen çdo ditë, por edhe ka lënë të kuptohet që pikërisht me filma mund të ndikohet.
“Ne si CEL kemi punuar tej mase dhe këta filma që janë bërë në botë i kemi shfaqur para publikut. Por gjithmonë publiku ynë ka qenë komuniteti dhe ne duam të merremi edhe me pjesën tjetër të audiencës, pra njerëzit që janë homofobë. “Milk” ose “Prayers for Bobby” i kemi shfaqur dhe e kemi parë se sa kjo mund të ndikojë tek perceptimi mbi veten dhe mbi të tjerët” ka shtuar mes tjerash Sylbije.
Në debat ishin të ftuar edhe Cedomir Kolar – regjisor nga Franca i cili tregoi se vetë është homoseksual dhe se shpreson që filmat me tematikë komunitetin LGBT të mos kthehen në komercializëm të panevojë.
Debatit i ndihmuan me mendimet e tyre edhe Pierre Emo nga Kompania e Distribuimit të filmave “The Open Reel” nga Italia dhe Alassane Sy – aktor nga Senegali.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa