Fillon me punë Universiteti Nënë Tereza?
Në konkurset më të reja për regjistrimin e studentëve të rinj në universitetet publike të Maqedonisë nuk figuroi askund Universiteti Nënë Tereza (UNT), çka me të drejtë na bën të dyshojmë nëse do të fillojë me punë këtë vit, apo do të shtyhet për vitin e ardhshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me UNT-në, analistë të ndryshëm dhe parti politike e shikuan projektin me dyshim, duke e konsideruar si një lojë politike të BDI-së.
Megjithatë, ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu ka thirrur një konferencë shtypi për ditën e nesërme. Sipas njoftimit, ministri Lutfiu do të shpalosë të dhënat për fillimin me punë të UNT-së.
Jozyrtarisht, Telegrafi Maqedoni mëson se është siguruar një objekt i përkohshëm për fillimin me punë të universitetit të ri në gjuhën shqipe, kurse pritet të shpallet edhe konkurs për stafin akademik, që fillimisht do të jetë rreth 100 të punësuar./Telegrafi/



























