Fizioterapeuti Shëndrit Lumi ka marrë një iniciativë për të ndihmuar 100 fëmijë që kanë probleme të ndryshme shëndetësore.

Lumi ka thënë për RTV Dukagjinin se pas masave të marra nga institucionet shëndetësore për ndalimin e shërbimeve të fizioterapisë fëmijët që kanë nevojë për këto shërbime janë ata që kanë pësuar më së shumti.


Fizioterapeuti  i cili bashkë me moderatoren Edita Doli kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme humanitare e ka parë të arsyeshme të filloj kampanjën “Të kthejmë buzëqeshjen te 100 fëmijë”.

Ai thotë se për shkak të vështirësive për të hapur një kampanjë nga Kosova, bashkë me dr. Fortesa Bytyqi që vepron në Gjermani kanë hapur llogarinë në “gofundme” ku do të derdhen donacionet e bamirësve në ndihmë të këtyre fëmijëve.

Lumi thotë se vlera prej 3,000 eurove e synuar të mblidhet për ndihmë të 100 fëmijëve do të shërbejë për të blerë pajisje për trajtim shtëpiak fizioterapeutik.

“Janë vegla elementare që ndikojnë shumë mirë në përmirësimin e shëndetit të këtyre fëmijëve” ka deklaruar fizioterapeuti Shëndrit Lumi.

Këtu mund të ndihmoni edhe ju për këta fëmijë në gofundme.