LAJMI I FUNDIT:

Fillon java e filmave të Hadi Shehut

Fillon java e filmave të Hadi Shehut

Me rastin e 42-vjetorit të veprimtarisë artistike të Hadi Shehut, në organizim të Paola’s kino dhe Kosovafilmit, të premten në Gjakovë fillon "Java e filmave të Hadi Shehut".

Mbrëmjen e parë, do të shfaqet filmi “Kur pranvera vonohet”, në regji të Ekrem Kryeziut me një plejadë të aktorëve të njohur. Pas shfaqjes do të prezantohen disa nga aktorët e filmit me në krye Hadi Shehun dhe regjisorin.

Në solemnitet pritet të marrin pjesë personalitete të shquara të jetës publike e kulturore të Kosovës, Shqipërisë dhe të Gjakovës.

Ndërkaq, në vazhdim të netëve të tjera në Paola’s kino të Gjakovës do të shfaqen filmat: “Gjurmë të bardha”, të Ekrem Kryeziut, “Përroi vërshues”, të Besim Sahatçiut, “Kur shpirti ndërron jetë”, të Ismail Ymerit , “Pikniku”, të Emin Halilit dhe do të përmbyllet me filmin “Kur pranvera vonohet”.