LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i ri në ligën e femrave në basketboll, fitojnë skuadrat favorite

Fillon edicioni i ri në ligën e femrave në basketboll, fitojnë skuadrat favorite

Në javën e parë në Superligën e femrave kanë fituar skuadrat favorite.

Bashkimi pasi fitoi Superkupën, arriti edhe fitoren e parë në Superligë, duke mundur Penzën me rezultat 105:88 (28:9, 22:24, 25:17, 30:18).

Vashat prizrenase e filluan mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 28:9, dhe më pas arritën të ruajnë epërsinë e krijuar deri në fund të ndeshjes.


Lejzae Davidson ishte më e dalluara me 30 pikë te Bashkimi, kurse Valbona Bytyqi me 29 pikë e 10 kërcime ishte më e dalluara te Penza.

Kosovahome Prishtina ka shënuar fitore si mysafire, duke mundur Trepçën në udhëtim, me rezultat 44:74 (8:20, 12:13, 11:15, 13:26).

Vashat nga Prishtina kishin epërsi nga fillimi dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.

Te Trepça u dalluan Sihana Ramoja me 16 pikë e 8 kërcime dhe Lorena Haxha me 14 pikë e 6 kërcime, kurse te Prishtina, Gentiana Ismajli me 20 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.

Vëllaznimi ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 51:100 (13:20, 10:24, 12:30, 16:26).

Skuadra kuqezi ishte në epërsi, që nga fillimi, deri në fund duke shënuar fitoren e parë në edicionin e ri.

Te skuadra ferizajase u dallua Alexander Amani me 30 pikë e tetë kërcime, kurse tea jo mysafire u dallua dyshja e huaj, Sarah McBeike me 30 pikë, 18 kërcime, 7 asistime dhe 6 vjedhje të topit, si dhe Raven Baker me 33 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Kalo në kategori