LAJMI I FUNDIT:

Ikje tjera nga Kosova (Foto/Video)

Ikje tjera nga Kosova (Foto/Video)

Sonte në Stacionin e Autobusëve në Prishtine, janë mbledhur dhjetëra të rinj të cilët prisnin autobusin e orës 23:00, që për destinacion e ka Beogradin.

Rrugëtimin për në kryeqytetin serb këta kosovarë do ta bënin si miundësi për të vazhduar më pas në shtetin hungarez, nga ku mendojnë të largohen për vendet e Perëndimit, raporton Telegrafi.

Njëri nga ata që ishte në radhë tha: “Pse po befasoheni që po ikim”?


Bileta deri ne kryeqytetin e Serbisë kushton 20 euro. Autobusi qe po shkonte ishte stërmbushur i tëri. Krejt kjo ngjarje ishte nën vëzhgimin e dy policeve të cilët qëndronin afër autobusit dhe verifikonin dokumentet e udhëtarëve.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka demantuar lajmet për ikje, por realiteti flet ndryshe.

“Po ia lëmë Hashim Thaçit shtetit, le ta merr krejt për vete”, tha njëri për Telegrafin, teksa tjetri shton: “Duhet me ia shti flakën këtij vendi”!

Në autobusin e linjës Dragash-Beograd nuk kishte vend për të ulur. Një grua nga Peja, bashkë me dy fëmijët e saj nuk gjeti karrige në autobus.

“Po ikim për Gjermani”, tha gruaja për KosovaPress pa dashur që të identifikohet.

Poshtë autobusit me lot në sy djalin, renë bashkë me fëmijët i përcolli Florim Morina nga Peja.

“Prej shtëpisë time 11 veç shkuan. Të gjithë po shkojnë. Këtu nuk ka punësim”, thotë ai.

Rrugën për ikje e ka marr edhe Naser Bytyqi nga Lipjani. Ai tha se nuk ka tjetër zgjidhje përveç të ikë nga vendi, pasi që familjen e mban me hekura që mbledh nëpër bërllok.

“Po e lëshoj, sepse nuk ka punë ktu”, tha ai.

Ndërsa, i riu nga Ferizaj, Fatlum Bytyqi, tha se nuk do të rrezikonte të ikte në të zezë, por ka dalë të mësojë më shumë nga kureshtja. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori