Fillojnë aktivitetin Komitetet Profesionale të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
![Fillojnë aktivitetin Komitetet Profesionale të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/Foto-Komitetet-1-LB-780x439.jpg)
Një nga komponentët kryesorë të veprimtarisë së Kolegjit i Kirurgëve të Kosovës janë edhe 19 Komitetet Profesionale, të cilat kanë detyra specifike, me qëllim zhvillimin e fushës së kirurgjisë në Kosovë
Kësisoj, gjatë muajit janar të këtij viti, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Drejtorit Ekzekutiv, Dr. Sadik Llullaku, ka filluar me shumë produktivitet edhe punën e Komiteteve Profesionale, duke organizuar pesë takime të komiteteve, si në vijim:
– Takimi i Komitetit për Politika Shëndetësore dhe Avokim
– Takimi i Komitetit për Kirurgjinë e Gjirit
– Takimi i Komitetit për Kirurgjinë e Traumës
– Takimi i Komitetit për Etikë dhe Çështje të Disiplinës
– Takimi i Komitetit për Kirurgjinë Endoskopike, Laparoskopike, dhe Robotike
Në takimin e Komitetit për Politika Shëndetësore dhe Avokim, mbajtur më 12 janar 2023, është diskutuar për organizimin e tre tryezave profesionale: Qasja, Cilësia dhe Financimi, gjithashtu edhe përgatitja e një dokumenti gjithëpërfshirës se si e shohim Shëndetësinë në Kosovë, si dhe diskutime të përgjithshme mbi Legjislacionin dhe udhëzimet administrative dhe Ligjin Nr. 04/L-202.
Anëtarët e këtij Komiteti i kushtuan rëndësi të veç temës për Strategjinë Sektoriale dhe atë të Burimeve Njerëzore. Kurse, sa i përket Ligjin për Shëndetësinë, sipas anëtarëve nuk është e rëndësishme që i gjithë ligji të transformohet, por ka vend për modifikim dhe disa pika të tjera edhe të shtohen. Një ndër pikat që potencialisht do të duhej të përfshihej parasheh Harmonizimin e SHSKUK-së dhe QKUK-së. Pos të tjerash, në tryezat publike që pritet të mbahen në të ardhmen, rëndësi do t’i kushtohet diskutimit të mungesës së Sistemit Shëndetësor në Kosovë, dhe krijimi i një Strategjie bazuar në një sistem të sofistikuar e të përshtatshëm për vendin tonë. Komiteti për Politika Shëndetësore dhe Avokim bindshëm do të avokojë që viti 2023 të bëhet viti i reformës në Shëndetësi.
Ndërkaq, në takimin e Komitetit për Kirurgjinë e Gjirit, mbajtur me 17 janar 2023, u diskutua për trajtimin e Sëmundjeve të Gjirit, rëndësinë e bashkëpunimit për trajtim multidisiplinar nga paraqitja e pacientit te mjeku familjar e deri te trajtimi përfundimtar (në veçanti e Kancerit të Gjirit), si dhe propozimet për formulimin e Protokollit të Trajtimit, ku u vendos që deri në fund të Qershorit të merren hapa për të specifikuar punimin e protokolleve të Sëmundjeve të Gjirit.
Komiteti aspiron të bëhet pjesë e Eusoma (Improving Breast Cancer Care in Europe dhe në Shoqatën e Senologëve) dhe kjo padyshim që do t’i jep fuqi Komitetit. Gjithashtu, puna e këtij Komitetit do të influencohet nga modelet Evropiane, që kanë formuar njësi për Sëmundjen e Gjirit, ku ato modele kanë përfshirë të gjitha lëmit, duke filluar nga mjeku familjar, gjinekologu, radiologu, patologu, onkologu dhe kirurgu torakal, e deri tek Psikologu.
Fokusi kryesor i të gjithë anëtarëve të Komitetit do të jetë Qendra për trajtimin e Sëmundjeve të Gjirit.
Komiteti për Kirurgjinë e Traumës në takimin e mbajtur më 24 Janar, 2023 diskutoi mbi organizimin dhe specifikat e Simpoziumit I: “Damage control resuscitation and damage control surgery in polytrauma”. Ky Komitet dëshiron që metodën për menaxhimin e menjëhershëm të pacienteve të lënduar, me qasje sistematike dhe koncize, ATLS, ta sjellë në Kosovë përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkatësisht me ndihmën e kryetarit të saj, Prof. Dr. Rifat Latifit.
Sa i përket organizimit të simpoziumeve, specifikisht simpoziumit të lartpërmendur ‘’Damage control resuscitation and damage control surgery in polytrauma’’, u vendos që mbahet në Qendrën e Telemjekësisë, me datë 25 Prill 2023.
Në takimin e Komitetit për Etikë dhe Çështje të Disiplinës, të mbajtur me 26 Janar 2023, u diskutua për mënyrën e funksionimit të këtij Komiteti. Anëtarët e Komitetit do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e Komiteti Gjyqësor të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe për rastet të cilat merren me temat e Etikës, Kolegji i ka dhënë autorizimin këtij Komiteti që të shqyrtojë ato raste para se të dërgohen në Bord për vendimmarrje.
Ky Komitet do të adaptojë Statements/Qëndrime Kundër Dhunës, Diskriminimit, Ngacmimit, gjersa në të ardhmen të organizojë ndonjë tryezë për temat të cilat përkojnë me punën dhe specifikat e këtij Komiteti.
Në takimin e Komitetit për Kirurgjinë Endoskopike, Laparoskopike, dhe Robotike, mbajtur me datë 31 Janar 2023, dhe i fundit për këtë muaj, u formua Kryesia e këtij Komiteti, si dhe u vendos që puna e tij të bëhet në dy drejtime: Nivelin e dijës që e posedojnë ta aplikojnë te specializantët dhe specialistët fillestarë, ende te pa certifikuar për laparoskopi, dhe planifikim për Trajnime të avancuara për specialistët që merren me Laparoskopi Klinike. Plani i ardhshëm më i afërt i Komitetit mbetet Trajnimi “Programi i subspecializimit nga Laparosokopia” dhe do të vijojë punën si më poshtë:
1. Trajnimi do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike;
2. Në teori do të adaptohet materiali, kurse pjesa teorikedo të shpjegohet në bazë të moduleve nga SAGES Online Didactics- Fundamentals of Laparoscopic Surgery (FLS);
3. Trajnimi përpos teorisë, do të ketë tre faza në praktikë:
• Faza 1: Faza e mësimit bazik të laparoskopisë dhe ushtrimet në bokset simulative në
laboratorin simulativ të laparoskopisë (Shkathtësitë bazike laparoskopike dhe Shkathtësitë e përparuara (avancuara) Laparoskopike;
• Faza 2: Trajnimi i përgjithshëm klinik në Qendrën Laparoskopike;
• Faza 3: Faza ku pjesëmarrësit ndahen në grupe specifike dhe fitojnë njohuri në aspektin praktik në fushën e caktuar;
Këto janë Komitetet Profesionale të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës të funksionalizuara deri më tani, gjersa në të ardhmen do të krijohen edhe Komitete tjera sipas nevojave të kirurgjisë kosovare:
1. Komiteti për Diversitet
2. Komiteti për Kancer
3. Komiteti për Kirurgjinë Geriatrike
4. Komiteti për Politikat Shëndetësore dhe Avokim
5. Komiteti për Studentët e Mjekësisë në Kirurgji (Shefat e katedrave ose të deleguarit e tyre nga katedra)
6. Komiteti për Kualitet dhe Siguri të Pacientit
7. Komiteti për Teknologjitë e Avancuara dhe Teknologjitë e Informacionit
8. Komiteti për Kirurgjinë e Traumës
9. Komiteti për Edukim të Vazhdueshëm (Drejtorët e Klinikave Kirurgjike)
10. Komiteti për Hulumtime Kirurgjike
11. Komiteti për Etikë dhe çështje të Disiplinës
12. Komiteti për Kirurgjinë Emergjente
13. Komiteti për Specializime
14. Komiteti i Grave Specialiste të Kirurgjisë
15. Komiteti për Mirëqenie të Kirurgëve
16. Komiteti për Kirurgjinë e Gjirit
17. Komiteti i Specializantëve të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës
18. Komiteti për Kirurgji Endoskopike, Laparaskopike dhe Robotike
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim