LAJMI I FUNDIT:

Filloi trajnimi i brezit të tetë të kandidatëve për pilot në ARM

Filloi trajnimi i brezit të tetë të kandidatëve për pilot në ARM

Brezi i tetë të kandidatëve për pilotë në ARM, sot solemnisht e filloi trajnimin në Qendrën për Trajnim të Pilotëve në kazermën “Srasho Pinxhur” në Petrovec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga 80 të paraqitur në Konkurs, gjashtë e përfunduan përzgjedhjen rigoroze dhe kanë mundësi që të jenë të arsimuar në një nga qendrat më bashkëkohore në Evropë” tha ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shtoi se nga vetë fillimet e deri më sot, Qendra ka treguar rezultate të shkëlqyera.

Ai theksoi se sivjet hapet edhe një mundësi e re për të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e mesëm që të paraqiten në Konkursin për kadetë në Akademinë ushtarake, ku do të mësojnë katër vite në katedrën për flotë ajrore – dega pilot, prej ku tre semestra do të jenë në Qendrën e trajnimit të pilotëve.


Ai i bëri thirrje të gjithëve që i plotësojnë kushtet që të paraqiten në Konkursin e hapur të Qendrës, i cili përfundon në shtator, ku do të zgjidhen gjashtë deri në tetë kadetë – pilotë të ardhshëm, njofton AIM.

Trajnimi i kadetëve është në kohëzgjatje prej 18 muajsh, ndërsa përbëhet nga përgatitja teorike, praktike dhe fluturime me helikopterë Mi-8/17 dhe Mi-24. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori