Ashtu siç u paralajmërua më herët nga ‘Këshilli qytetar kundër EVN-së’ për protestën që është duke u zhvilluar te sheshi i Tetovës, qytetarët protestën e tyre do ta vazhdojnë deri te EVN!, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protesta e fundit ishte të premten e kaluar ku protestuan qindra njerëz kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Kjo është protesta e tretë e radhës.


''1. Kërkojmë nga KRRE që të ulet çmimi për Kë/h që tani është 33%
2. Të anuloj tarifat industriale
3. Mos të lejohet ndërmarrja ELEM që të ndikojë në rritjen e çmimin.
4. Të mos merren para për kyçje.'' janë disa nga kërkesat e protestuesve. /Telegrafi/

Protesta evn llogo 4

Protesta evn llogo 2

Protesta evn llogo 4 1

Protesta evn llogo 3 1

  

Protesta evn llogo

Kerkesa dokument 2

Kerkesa dokument 2 1