LAJMI I FUNDIT:

Filloi fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit, Thaçi thotë se dhelpra është burimi kryesor i sëmundjes

Filloi fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit, Thaçi thotë se dhelpra është burimi kryesor i sëmundjes

Ka filluar fushata kundër vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit,  e financuar nga Bashkimi Evropian me rreth 1 milion euro. Drejtori Ekzekutiv i Aviacionit të Kosovës, Eset Berisha ka thënë se procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Ka filluar faza e dytë e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit e cila do të vazhdojë deri më 1 Nëntor nëpër të gjitha zonat malore këtë e ka bërë të ditur Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë .

Thaçi ka thënë se kostoja e projektit e financuar nga BE- ja sillet rreth 1 milion euro e cila ka për qëllim imunizimin e kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.


“Dhelprat konsiderohen si vatrat kryesore të sëmundjes që pastaj mund të barten të qentë e më pas edhe te njeriu…Kostoja e projektit kap vlerën 1 milion euro dhe do të vazhdoj deri në vitin 2020”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lamir Thaçi.

Kurse Drejtori Ekzekutiv i Aviacionit të Kosovës, Eset Berisha ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të fluturojnë  4 aeroplan që përmbyll ciklin katër vjeçar të vaksinimit.

“Është një fushatë e financuar nga Komisioni Evropian e që implementohet nga një partner i tyre prej katër vitesh…Do të fluturojnë 4 aeroplanë kryesisht në zona malore ka janë habitatet e kafshëve”, deklaroi Eset Berisha, përcjell Telegrafi.

Kurse drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani vlerëson se kjo fushatë është e domosdoshme e prioritare madje ajo thotë se duhet të kemi edhe kampanja vetëdijsuese për kontrollimin e tërbimit të kafshëve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Korporata LIKA Holding AG pritet të ndërtojë hotelin prestigjoz Summit Davos

Korporata LIKA Holding AG pritet të ndërtojë hotelin prestigjoz Summit Davos

Kalo në kategori