Ylli i Clujit, Meriton Korenica ishte i ftuar në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Mesfushori shqiptar ka zbuluar disa prapaskena interesante, ndër to ishte edhe lidhja e fortë që ka me Nderim Nexhipin.


“Për mua është si vëlla, pasi më ka qëndruar shumë afër gjatë gjithë karrierës”, rrëfen fillimisht Korenica në “Arena e Yjeve”.

“Më ka ndihmuar në çdo aspekt dhe i jam falënderues gjithmonë. Shpreoj që t’ia kthej në mënyrë më të mirë”.

“Nderimi kur ka qenë lojtar në Tetovë, unë isha i ri atëherë – e njihsha si lojtar, luante në ekipe të mëdha...”, vazhdon rrëfimin e tij Meritoni.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app