Aktorja e njohur, Adriana Matoshi dhe Keith Groenveld, kanë bërë disa muaj në lidhje dashurie.

Gjatë tërë këtyre kohëve, dyshja kanë ndarë fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.


Së fundmi, Keith ishte ai që vendosi të shpërndajë një imazh, ku shihet i lumtur duke darkuar me të dashurën.

136055168 2803791336607078 6117151209636686560 n Foto: Instagram

“Fillimi i diçkaje të bukur. Mbrëmjen e ditëlindjes sime, Zoti më dhuroi një dhuratë të mrekullueshme, dhe ishe ti”, u shpreh futbollisti kundrejt aktores.

Çifti u shfaq me veshje elegante, derisa ngrënin dolli për dashurinë dhe momentet e kaluara së bashku.

136805539 1320531021647292 7098390104413681772 n Foto: Instagram

Në po të njëjtin postim nuk mundoi as edhe komenti i Adrianës, e cila nuk i kurseu fjalët e ëmbla për të. /Telegrafi/

123481351 118043076768252 5148008529757767535 n Foto: Instagram