Filipe Luis e ka informuar Atletico Madridin për dëshirën e tij për tu larguar drejt Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro për tu larguar nga Wanda Metropolitano.


Një raportim i Cadena Ser shkruan se në fundjavë, negociatat për vazhdimin e  kontratës së mbrojtësit me Atleticon kanë ngecur, ndërsa lojtari thuhet se është interesuar shumë për PSG-në.

GettyImages 1016673782 Filipe Luis (Getty Images)

Brazili ka mbetur në bankë shkaku i Lucas Hernandez, ndërsa kampionët francezë po kërkonin një zëvendësim për Yuri Berchichen që u largua.

AS shkruan se marrëdhëniet e 33-vjeçarit me Diego Simeonen janë tensionuar në muajt e fundit.

GettyImages 954350472 Filipe Luis dhe Diego Costa (Getty Images)

PSG ka ofruar 5 milionë euro, që janë shumë më pak se çmimi i kërkuar.

Luis mbetet pa kontratë me Atletico Madridin verën që vjen, por gjasat që të luajë të PSG janë të mëdha. /Telegrafi/  

telegrafi sport app