LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Me buxhetin prej 6.3 miliardë denarë do të përmirësohen kushtet në shëndetësi

Filipçe: Me buxhetin prej 6.3 miliardë denarë do të përmirësohen kushtet në shëndetësi

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e ardhshëm do të arrijë në 6.3 miliardë denarë, domethënë do të ketë 300 milionë denarë më shumë se parashikimi për vitin e kaluar, njoftoi ministri Venko Filipçe, i cili shtoi se 2019 do të fillojë me rritjen e pagave në sektorin e shëndetit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga janari do të ndiqet rritja shtesë e pagave prej 10 për qind për mjekët specialistë dhe 5 për qind për infermieret. Për të gjitha aktivitetet e tjera të kujdesit shëndetësor, rritja e pagave do të realizohet nga shtatori i vitit 2019”, tha Filipçe.

Ai shtoi se rritja e buxhetit nënkupton përmirësimin e kushteve të trajtimit. Si pjesë të projekteve ai përmendi rindërtimin e spitalit “Shën Erazmo “në Ohër, vazhdimi aktiviteteve të ndërtimit në spitalin e përgjithshëm në Strumicë, do të fillojë ndërtimi i një spitali të ri në Strumicë, si dhe po bëhen aktivitete paraprake për spitalin e ri të qytetit në Majçin Dom në Aerodrom.


Filipçe gjithashtu tha se imunizimi do të jetë prioritet edhe për vitin e ardhshëm, dhe vaksinat do të blihen në vlerë prej 394 milion denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori