Urdhri i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë gjeneralin e Iranit Qassem Soleimani teksa ishte në një mision zyrtar në Irak, u përshëndet në Partinë Republikane të Trumpit. Vrasjet e sanksionuara nga qeveria të zyrtarëve, klerikëve dhe gazetarëve të huaj janë të zakonshme në ditët e sotme. Megjithatë, ka diçka të veçantë në lidhje me hakmarrjen e Amerikës kundër Iranit. Është një fiksim 40-vjeçar që tani ka sjellë Shtetet e Bashkuara dhe Iranin në prag të luftës.
Fiksimi i SHBA-së me Iranin daton nga Revolucioni Islamik në 1979, kur studentët iranianë zaptuan Ambasadën amerikane në Teheran dhe mbajtën peng 52 amerikanë për më shumë se një vit. Kjo përvojë traumatike e ka bërë psikologjikisht të pamundur që politikanët amerikanë të kalibrojnë politikat e SHBA-së. Është arsyeja, për shembull, që Trump ka kërcënuar tani se do të shkatërrojë 52 shënjestra në Iran, përfshirë vende kulturore, një për secilin nga pengjet e vitit 1979, nëse Irani hakmerret për vrasjen e Soleimanit.
Trump po pretendon të drejtën për të vrarë një lider në një vendi të huaj dhe për të kryer krime lufte nëse ai vend hakmerret. Megjithatë, ky kriminalitet është duartrokitur gjerësisht në SHBA. Ai pasqyron një lloj çrregullimi stresi post-traumatik të sistemit politik të SHBA-së, të paktën në të djathtë. Është njësoj me fillimin e pamatur të luftërave të Amerikës në Lindjen e Mesme pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Fakti që Trump është i çrregulluar psikologjikisht, e shton zemërimin. Kujtojmë që ai u mburr duke thënë se mund të qëllonte dikë në Fifth Evënju “dhe të mos humbiste asnjë votë”. Me urdhrin e tij për të vrarë Soleimanin, ai duket qartë se është i vendosur ta vërë në provë atë propozim.
Ajo që shumica e publikut amerikan dhe pjesa më e madhe e elitës politike amerikane nuk arrijnë të kuptojnë është se SHBA-ja ka kryer shumë më tepër krime kundër Iranit sesa anasjelltas. SHBA-ja ka krijuar me dashje një armik thjesht për shkak të veprimeve të veta të gabuara.
Pikat kyçe datojnë që nga fillimi i viteve 1950. Fillimisht, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar rrëzuan qeverinë e Iranit në vitin 1953, pasi kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mossadegh, lëvizi për të rimarrë kontrollin e naftës së Iranit, i cili ishte marrë nga Perandoria britanike. SHBA-ja më pas e zëvendësoi demokracinë që kishte rrëzuar me regjimin autoritar të Mohammad Reza Shah Pahlavit, i cili u mbështet nga SAVAK-u, agjencia e tij brutale e inteligjencës dhe policia sekrete gjatë një çerek shekulli, nga viti 1953 deri në 1978. Studentët iranianë zaptuan Ambasadën amerikane në Teheran pasi Shahu i rrëzuar u pranua në SHBA për trajtim mjekësor.
Një vit më pas, SHBA-ja armatosi dhe inkurajoi Irakun e Saddam Huseinit që të pushtonte Iranin, duke shkaktuar një luftë gati dhjetëvjeçare që la të vrarë rreth 500 mijë iranianë. Që nga viti 2014, rreth 75 mijë iranianë vazhdonin të trajtoheshin për lëndime nga sulmet kimike të përdorura Saddami.
SHBA-ja gjithashtu goditi shënjestra civile. Në vitin 1988, ushtria amerikane rrëzoi Iran Air 655 – lehtësisht të identifikueshëm si një Airbus A300 nëse SHBA-ja do të kishte marrë masa paraprake të përshtatshme – duke vrarë të 290 personat që ndodheshin në bord. Dhe, në vitin 1995, publiku iranian u bë subjekt i sanksioneve të ashpra ekonomike të SHBA-së që nuk janë hequr kurrë, vetëm janë ashpërsuar me kalimin e kohës.
Kjo vazhdoi edhe pas 11 shtatorit. Irani mbështeti pushtimin e Afganistanit të udhëhequr nga SHBA-ja për të zhdukur talebanët dhe gjithashtu mbështeti presidentin e ri të mbështetur nga SHBA-ja, Hamid Karzai. Megjithatë, në janar të vitit 2002, presidenti amerikan George W. Bush e quajti Iranin pjesë të një “Boshti Ligësie”, së bashku me Irakun e Sadamit dhe Korenë e Veriut.
Po kështu, në vend që të nxiste të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin (me rreth 80 raketa bërthamore), që t’i përmbaheshin Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe të mbështesin përpjekjet për krijimin e një rajoni pa armë bërthamore, SHBA-ja ushtroi presion ekskluzivisht ndaj Iranit.
Pastaj, në vitin 2015, SHBA-ja, nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, negociuan një marrëveshje me Iranin sipas të cilës Irani ra dakord t’i jepte fund përpunimit të armëve bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike nga SHBA-ja dhe të tjerët. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështeti njëzëri marrëveshjen bërthamore, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit. Megjithatë, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo, JCPOA ishte një akt pajtimi. Trump e mohoi në mënyrë të njëanshme marrëveshjen në vitin 2018, i vetmi nënshkrues që e bëri këtë, dhe më pas shtrëngoi ndjeshëm sanksionet e SHBA-së.
Qëllimi i sanksioneve më të rrepta nuk ka si qëllim ndryshimin e sjelljes së Iranit, por shkatërrimin e ekonomisë iraniane në një përpjekje për të destabilizuar regjimin. Irani tani është në një depresion të shkaktuar nga SHBA-ja, me GDP-në nën 14 për qind midis vitit 2017 dhe 2019 dhe inflacioni në vitin 2019 arriti në 36% (të dyja sipas vlerësimeve të fundit të FMN-së), dhe me mungesë të madhe të ilaçeve dhe mallrave të tjerë jetik. Ndërkohë, pavarësisht kundërshtimit të JCPOA-së, SHBA-ja ka vazhduar të këmbëngulë që Irani t’i përmbahet kushteve të saj.
SHBA-ja, në dukje e pavetëdijshme për këtë histori, dhe e udhëhequr nga një president emocionalisht i çekuilibruar, i cili beson se mund të kryejë vrasje në mes të ditës dhe t’ia hedhë paq me këtë, po vazhdon akoma traumë psikologjike 40-vjeçare.
Në këtë moment, bota duhet të kujtojë fjalët e mençura dhe të qëndrueshme të një presidenti amerikan shumë ndryshe. Në qershor 1963, vetëm disa muaj para se të binte viktimë e një atentatori, John F. Kennedy iu drejtua parlamentit irlandez:
“Pavarësisht brigjeve dhe barrierave që na ndajnë tani, nuk duhet të harrojmë se nuk ka armiq të përhershëm. Armiqësia sot është një fakt, por nuk është një ligj qeverisës. Realiteti i kohëve tona është pandashmëria si fëmijë të Zotit dhe ndjeshmëria jonë e përbashkët në këtë planet.”
Nuk ka asnjë arsye pse Irani dhe SHBA-ja nuk mund të jenë në paqe. Duke u bazuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe interesat e tyre të shumta të përbashkëta, një marrëdhënie e re është akoma e mundur. Por me hakmarrjen e Iranit tashmë në zhvillim e sipër, është urgjente që tani Bashkimi Europian të mos ndjekë administratën e pamatur të presidentit Trump në një spirale përshkallëzimi që mund të përfundojë në luftë. /Burimi: Project Syndicate/Në shqip nga: BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi