Luis Figo ka ngritur në qiellin e shtatë sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit e ka cilësuar Ronaldon si më të mirin e gjitha kohërave për vendin e tij.


Figo ka respektuar edhe legjendën Eusebio, por sipas tij sulmuesi i Realit ka kaluar të gjithë në terma të përgjithshëm.

“Ronaldo është portugezi më i madh në histori të futbollit”, ka thënë Figo për mediat spanjolle, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të respektojmë Eusebion, sepse ai ishte i pari, por në terma të përgjithshëm Ronaldo është më i miri”, përfundoi legjenda portugeze. /Telegrafi/

figo

telegrafi sport app