Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, këtë periudhë karantine ka mbajtur mjaft aktiv fansat me interpretimin e këngëve të ndryshme në versionin e saj.

Ajo së fundmi ka paralajmëruar ‘remake’ e hitit muzikor të dikurshëm “A po vjen me mu”.


Artistja ka publikuar një pjesë të këtij projekti në llogarinë personale, Instagram, ndërsa tregon se së shpejti prezantohet i plotë.

Përkrah saj, shfaqet edhe producenti i njohur Shkumbin Nebihu që tashmë qëndron prapa shumë hiteve muzikore shqiptare.

“A po vjen me mu”, së shpejti remake”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Reagimet e ndjekësve ishin të shumta, të cilët duket se mezi po presin për këtë këngë të 26-vjeçares.

Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën "Tradhtare" të Ramadan Krasniqit - Dani. /Telegrafi/