Mbrëmë (e premte) kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP edhe dy banorë të rinj.

Në mesin e tyre ishte këngëtarja e mirënjohur, Big Mama, e cila iu është bashkuar banorëve të tjerë në garën për çmimin e madh.


Por, hyrja e saj nuk ka kaluar pa reagime, një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur dhe ish-konkurrentja e BBV, Fifi.

bigitos 238371380 910333713232138 7789260186098017521 n Foto: Big Mama/Instagram

Përmes një postimi në InstaStory, Fifi i ka uruar Big Mamës për rrugëtimin e ri, teksa ka dhënë një porosi për të dhe prezantuesen e spektaklit, Arbana Osmanin.

“Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.

fifi.official.fr 263773044 1135455966985995 7205797503938031218 n 1 Foto: Fifi/InstaStory

Kujtojmë që Fifi u largua nga shtëpia e famshme pas gjendjes së saj emocionale, duke deklaruar se ka nevojë të dalë jashtë që të merret më shumë veten.

Ndërkohë, mbrëmë u eliminua këngëtari, Valon Shehu, teksa banori tjetër që nisi garën është surfisti, Klaudio Nika. /Telegrafi/