Ata janë duke punuar në një projekt të ri muzikor prej disa ditësh.

Fjala është për artistët e njohur shqiptarë, Filloreta Raçi-Fifi, Bardhyl Idrizin si dhe DJ Gimi-O.


Të njëjtit kanë dhënë në vazhdimësi informacione për bashkëpunimin e tyre, por që së fundmi tregojnë se lansohet nesër (e enjte) në orën 16:00.

Lajmi u bë i ditur nga vet Bardhi, përmes një fotografie të përbashkët që ka ndarë nga xhirimet e klipit.

“Du&Ich, nesër 16:00”, ka shkruar ai.

Projekti në anën tjetër mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtarëve, reagimet e të cilëve ishin të menjëhershme krahas postimit.

Theksojmë që ky është bashkëpunimi i tyre i parë, i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/