FIFA zbulon dhjetë nominimet për trajnerin më të mirë

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka zbuluar dhjetë nominimet për trajnerin më të mirë.
Lista me dhjetë trajnerë për çmimin 'The Best FIFA Men's Coach 2019' është i bazuar në arritjet e tyre gjatë periudhës nga 16 korrik 2018 deri më 19 korrik 2019.
Përveç kësaj, kjo listë prej dhjetë trajnerësh është përpiluar nga një panel ekspertësh në futbollin e meshkujve.
Listët i prijnë emra trajnerësh si Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino, Erik Ten Hag dhe Tite.
Të gjithë fituesit e çmimeve do të zbulohen në 'The Best FIFA Football Awards' në Milano me 23 Shtator të këtij viti.
Ndryshe, vitin e kaluar ky çmim u fitua nga trajneri i Francës, Didier Deschamps. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































