Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ka publikuar edhe emrat e tre kandidatëve për trajnerin më të mirë të vitit.

FIFA do të jap çmimin ‘FIFA men’s coach’ për vitin 2017 dhe në mesin e tre kandidatëve janë dy italianë.


Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ishte më meritori që skuadra e tij fitoi titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë.

Allegri udhëhoqi skuadrën e tij edhe drejt finales së Ligës së Kampionëve ku pësoi nga Real Madridi.

491

Ndërkohë italiani tjetër është Antonio Conte që theu gjitha parashikimet në kampionatin anglez.

Conte udhëhoqi Chelsean të shpallet kampione e Anglisë edhe pse skuadra nga Londra fillimisht nuk ishte favorite.

Chelsea manager Antonio Conte celebrates their third goal scored by Eden Hazard

Emri i tretë është ai i trajnerit francez Zinedin Zidane që vazhdoi me mrekulli me klubin Real Madrid.

Zidane fitoi titullin e kampionit në Spanjë por edhe Ligën e Kampionëve për herë të dytë në karrierë si trajner. /Telegrafi/

160104164534 zinedine zidane 1 super 169

telegrafi sport app