Diego Armando Maradona kishte shpërthyer  me akuza ndaj gjyqtarit amerikan Geiger pas ndeshjes mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Ndeshja u mbyll me penallti që i pa Tre Luanët në çerekfinale.


Sipas El Pide de Oro, Kolumbia u vodh, pasi Harry Kane mori një penallti të paqenë. Tutje Maradona e quajti qeverinë e futbollit botëror si një institucion të korruptuar.

GettyImages 987882846 1 Diego Armando (Getty Images)

Me një qëndrim zyrtar, FIFA shpreh zhgënjimin e saj të madh për akuzat e një legjende të futbollit, siç është Maradona.

“Duke iu referuar komenteve të Diego Armando Maradonës për ndeshjen Kolumbi-Angli, FIFA konteston me forcë kritikat ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sjellja e të cilëve ishte pozitive në kuadër të një sfidë të ashpër dhe emotive”.

“Këto komente i konsideron të papërshtatshme dhe të pabaza”.

GettyImages 987859942 1 Maradona (Getty Images)

“Ndjemë shumë keqardhje që lexojmë komente të tilla të thëna nga ai që ka shkruar historinë e futbollit”, thuhet në reagimin e FIFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app