LAJMI I FUNDIT:

FIFA ndan kaq qindra miliona euro për klubet që iu lënduan lojtarët

FIFA ndan kaq qindra miliona euro për klubet që iu lënduan lojtarët

Virusi i FIFA-s siç është pagëzuar nga ekipet e ndryshme për shkak të mungesave të shumë lojtarëve të njohur të angazhuar në përfaqësueset e FIFA, është rikthyer si temë aktuale edhe në këto ditë eliminatoresh.

Jordi Alba, Silesen, Sergi Roberto, Sergio Ramos, Neymar apo Milik do të duhet të qëndrojnë jashtë fushave për kohë të ndryshme por klubet do të paguhen për mungesën e tyre.

Për të rikthyer paqen me klubet, FIFA ka ideuar një program rimbursimi deri në vitin 2018, sipas të cilit do të disbursohen rreth 80 milionë euro për t’u shpërndarë në ekipet që do të preken nga dëmtimet e vuajtura në kombëtare. Asnjë klub nuk do të paguhet më shumë se 7.5 milionë euro për çdo lojtar, me rimbursimin që llogaritet në përpjesëtimin e pagës së tyre me ditët e munguara.


Nga ky ekuacion i vështirë për futbollin, nuk do të përfitojnë asgjë, skuadrat e futbollit që do të rikuperojnë lojtarët e tyre për më pak se një muaj. Me laps dhe letër në dorë, ekipet kanë nisur të bëjnë edhe kërkesat e tyre për të marrë para nga një institucion i fuqishëm financiar si FIFA.

Për dëmtimin e kapitenit Montolivo, Milan do të paguhet 1.9 milionë Euro ndërsa Napoli do të marrë 1.5 milionë, deri në rikthimin e sulmuesit polak Arkadius Milik.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori