LAJMI I FUNDIT:

FIFA me dorë të hekurt, e suspendon kryetarin e federatës së futbollit të Spanjës

FIFA me dorë të hekurt, e suspendon kryetarin e federatës së futbollit të Spanjës

Luis Rubiales është suspenduar nga FIFA edhe pse ai ka refuzuar të japë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës.

I pari i futbollit spanjoll ka puthur futbollisten Jenni Hermoso pasi Spanja fitoi Kupën e Botës në konkurrencën e femrave.

Megjithatë Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka pezulluar përkohësisht Luis Rubiales, presidentin e federatës spanjolle të futbollit pas skandalit me futbollisten Hermoso.


Jenni Hermoso denoncon Luis Rubiales ndërsa 81 futbolliste nënshkruajnë dorëheqjen nga Spanja
Lexo po ashtu Jenni Hermoso denoncon Luis Rubiales ndërsa 81 futbolliste nënshkruajnë dorëheqjen nga Spanja

Në një deklaratë të lëshuar nga FIFA, thuhet se Luis Rubiales pezullohet përkohësisht nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky pezullim, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, është për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, në pritje të procedimit disiplinor të hapur ndaj zotit Luis Rubiales të enjten, më 24 gusht”.

Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij
Lexo po ashtu Barcelona del me reagim rreth skandalit të Luis Ruibales dhe vendimit të tij

“Po kështu, kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe për të ruajtur, ndër të tjera, të drejtat themelore të futbollistes së kombëtares znj. Jenni Hermoso dhe urdhrin e mirë të procedimit disiplinor pranë këtij organi disiplinor, ka nxjerrë edhe dy të tjera”.

“Direktiva (neni 7 FDC) me anë të të cilave ai urdhëron z. Luis Rubiales të përmbahet, nëpërmjet tij ose palëve të treta, nga kontaktimi ose përpjekjet për të kontaktuar me lojtaren profesioniste të ekipit kombëtar spanjoll të futbollit znj. Jenni Hermoso ose mjedisin e saj të ngushtë”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Atletico Madrid synon yllin e Man Cityt, pasi klubi anglez përgatit rinovimin e skuadrës

Ndërkombëtare
Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

Jo vetëm thirrjet ndaj Asensios, edhe për Vini Jr pati thirrje raciste

La Liga
Kalo në kategori