LAJMI I FUNDIT:

FIBA publikon rregullat zyrtare të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

FIBA publikon rregullat zyrtare të cilat hyjnë në fuqi nga 1 tetori

Pas ndryshimeve të paraqitura nga Komisioni Teknik dhe miratuar nga Bordi Qendror i FIBA-s në Mars 2020, FIBA ka publikuar Rregullat Zyrtare të Basketbollit 2020.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar rregullat zyrtare të basketbollit për vitit 2020 të miratuara nga bordi i FIBA-s.

Ndryshimet kryesore të rregullave të reja përfshijnë:


Definicionin e “cilindrit” të lojtarit

Definicionin e faullit e dyfishtë

Definicionin e faullit jo-sportiv në kundërsulm

Detyrat e zyrtarëve të ndeshjes

Përdorimi i sistemit instant të rishikimit dhe protokollet e raportimit

Specifikimet e pajisjeve të basketbollit

Kryetari i Komisionit Teknik FIBA, Patrick Hunt, tha: “Këto ndryshime, të miratuara nga Bordi Qendror i FIBA-s, janë krijuar për të ngritur standardin dhe cilësinë e lojës. Bashkëpunimi midis Komisionit të Lojtarëve të FIBA-s, Shoqatës Botërore të Trajnerëve të Basketbollit, Komisionit të Garave të FIBA-s dhe Grupit Këshillues të Rregullave, para se të ofrojnë propozime për Komisionin Teknik për shqyrtimin e tyre, kanë qenë shumë pozitive dhe konstruktive”.

Sipas procedurës së vendosur, Grupi Këshillues i Rregullave të FIBA-s, i përbërë nga ekspertë të referimit, studiuan nga afër të gjitha propozimet për ndryshimet e rregullave para se t’i paraqisnin ato pranë Komisionit Teknik të FIBA-s për rishikimin përfundimtar. Gjatë procesit, të gjithë akterët kryesorë, përfshirë trajnerët, lojtarët, përfaqësuesit e NBA dhe NCAA, u përfshinë të gjithë në analizën e ndryshimeve të rregullave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori