LAJMI I FUNDIT:

Fiat pranë bashkimit biznesor me Renault

Fiat pranë bashkimit biznesor me Renault

Gjiganti italiano-amerikan Fiat Chrysler pritet të lajmërojë bashkimin me Renault gjatë javës, duke krijuar mundësinë të bëhet pjesë e aleancës Renault-Nissan.

Sipas burimeve të Financial Times, përcjell Telegrafi, Nissan partner i Renault për dy dekada, nuk është përfshirë në këtë shkrirje, pavarësisht se transaksioni do të lejojë prodhuesit që të bashkojnë fuqitë.

Ndërkohë që shitjet e makinave kanë rënë në tregjet më të mëdhenj në botë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë dhe Evropë, kompanitë ndodhen nën presion për të bashkuar fuqitë dhe investimet, ndërkohë që përpiqen të zhvillojnë teknologji të reja si makinat pa pilot dhe motorët elektrikë.


Renault është përpjekur të fuqizojë aleancën me Nissan, që u trondit nga arrestimi i ish-kryetarit të bordit, Carlos Ghosn.

Ish-shefi i kompanisë Nissan përballet me akuzë të re
Lexo po ashtu Ish-shefi i kompanisë Nissan përballet me akuzë të re

Marrëveshja me Fiat do të shtonte presionet ndaj Nissan dhe njëkohësisht do të bënte partneritetin më tërheqës.

Nëse Fiat Chrysler i shtohet aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi, që është krijuar që në vitin 1999, kjo do të krijonte prodhuesin më të madh të makinave në botë, me shitje në 15.6 milionë veturave në vit. Lideri aktual, Volkswagen vitin e kaluar ka shitur 10.8 milionë makina. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori