Panda e vjetër i bashkohet Grande Pandas, dhe një model i ri është në përgatitje.
Grande Panda dhe Panda ndajnë të njëjtin emër, por kanë shumë pak të përbashkëta. Panda aktuale është në treg që nga 2011 dhe vazhdon të mbetet një sukses, pavarësisht ardhjes së modelit të ri. Ky automjet i vogël, i lirë dhe shumë praktik vazhdon të shitet mjaft mirë, duke përfunduar vitin e kaluar si makina më e shitur në Itali, me 100 mijë njësi të shitura.
Tani ka ardhur Grande Panda, por nuk mund ta zëvendësojë plotësisht modelin origjinal. Për këtë arsye, Panda e zakonshme do të mbetet në treg edhe për disa vite, me gjasë deri në vitin 2030, kur Fiat do të prezantojë një gjeneratë të re të modelit.
Stellantis është plotësisht i vetëdijshëm për suksesin e modeleve të vogla të Fiat, ndaj nuk është çudi që ka dhënë dritën jeshile për gjeneratat e reja të Fiat 500 dhe Panda.
Të dyja do të jenë të disponueshme si hibride dhe elektrike. Kreu i Fiat-it, Olivier François, ka deklaruar se modeli i ardhshëm urban do të ketë lidhje të ngushta me Grande Panda-n, e cila teknikisht i përket segmentit B.
“Pres që dizajni i modelit të ri të jetë më i afërt me Pandën origjinale të viteve ’80. Kur të shihni Grande Panda dhe Panda-n e re pranë njëra-tjetrës, do të duket si një arushë e madhe me një arushë të vogël. Do të jetë vërtet e këndshme. Nuk do të jetë thjesht një version më i vogël i Grande Panda-s, por do të ndajë elemente të përbashkëta, rrënjë të njëjta dhe siluetën ikonike,” tha ai për britaniken Autocar.
Panda e re do të përdorë platformën STLA City, të njëjtën që përdor Fiat 500e. Deri atëherë, dy modelet aktuale – Panda dhe Fiat 500 – do të vazhdojnë të prodhohen. Fiat gjithashtu ka plane për modele të reja, por sipas politikës së re të kompanisë, asnjë model i ri Fiat nuk do të jetë më i gjatë se 4.5 metra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Volvo më i shitur në një edicion të ri

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës