Kosova është renditur diç më mirë në raportin e fundit të Freedom House të titulluar, “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili matë përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa shtatë është shkalla më e ulët e përparimit demokratik, Kosova ka marrë notën 4.93, ndryshe nga 4.96 sa e kishte një vit më parë.
Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova vazhdon të këtë problem me nivelin e lartë të korrupsionit, sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe me qeverisje demokratike.
Për Kosovën, më së miri është vlerësuar funksionimi dhe hapësira në të cilën vepron shoqëria civile.
Ky segment vlerëson rritjen e numrit të organizatave joqeveritare (OJQ), kapacitetet e tyre organizative dhe qëndrueshmërinë financiare si dhe mjedisin ligjor e politik në të cilin funksionojnë ato. Megjithatë, Kosova renditet në kategorinë e vendeve me qeverisje tranzicionale.
Pak më lartë është renditur edhe Shqipëria, e cila nga nota 4.14 në vitin paraprak, këtë vit ka marrë notën 4.11 që e renditë atë në kategorinë me demokraci gjysmë të konsoliduar.
Edhe shtetet tjera të rajonit si Serbia dhe Mali i Zi renditen në kategorinë e njëjtë, vende me demokraci gjysmë të konsoliduar.
Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshin disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik, pavarësinë e sektorit të drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.
Kur i referohet rajonit, raporti i Freedom House, përmend presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për të cilët thotë se kapën shtetet përkatëse, duke i kthyer ato në mekanizma për të forcuar partitë e tyre në pushtet.
Për marrjen e presidencës serbe, raporti thotë se Aleksandar Vuçiq përdori manovrën e njëjtë sikur presidenti rus, Valdimir Putin i cili kaloi në mënyrë të përsëritur nga kryeministria në presidencë.
Raporti kritikon presidentin serb edhe për zgjedhjen e kryeministrit si dhe për faktin se vazhdon të udhëheq vendin nga pozita e presidentit në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.
Sipas raportit, në fjalorin e preferuar të politikanëve të rajonit janë kthyer thirrjet nacionaliste që çuan ish-Jugosllavinë në konflikt. Demokracia është përmirësuar në të gjithë Ballkanin nga 2005 deri në 2010-ën, por tani është në rënie, me përjashtim të Maqedonisë pas ndryshimit premtues të Qeverisë, thuhet në raport.
Shansi më premtues aktualisht për depërtim demokratik në Evropë, theksohet në raport, është Maqedonia. Pavarësisht se shteti është i vogël, sipas Freedom House, shanset janë të mëdha: suksesi në Maqedoni do të nënkuptonte thyerjen e një dekade të kapjes së shtetit dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dypalëshe që kanë penguar progresin politik dhe ekonomik në rajon. Njëjtë si Kosova, Maqedonia vlerësohet se ka Qeveri tranzicionale dhe hibride. Në të njëjtën kategori hynë edhe Bosnje e Hercegovina.
Ndërsa kur flitet për Malin e Zi, aty përmendet fuqia e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq. Në raport thuhet se nga viti 1991 deri 2016, Millo Gjukanoviq ishte kryeministër ose president i Malit të Zi, i penguar nga disa “pensionime” të përkohshme. Për herë të fundit ai la postin e kryeministrit në zgjedhjet e fundit kur partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme në 2016. Por, besohet se Gjukanoviq është fuqia e vërtetë pas aleatit të tij, tani kryeministër Dushko Markoviq.
Raporti “Vendet në tranzicion, 2018” matë progresin dhe pengesat për demokratizim në 29 vende nga Evropa Qendrore deri tek Azia Qendrore. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës