Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot (e enjte), kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë.

Paraqitjet e mira të dy tresheve të deritashme të gjyqtarëve në arenën ndërkombëtare në krye me Genc Nuzën e Besfort Kasumin kanë bërë që krahas ri-konfirmimit të tyre me stemën e FIFA-s, sivjet me stemën e FIFA-s të pajiset edhe një treshe tjetër e gjyqtarëve në krye me Visar Kastratin.


Sivjet me stemën e FIFA-s janë pajisur tre gjyqtarë kryesorë, gjashtë asistentë, tre gjyqtarë të futsallit dhe një asistente në futbollin e femrave.

ffk gjyqtaret fifa

Kryetari Ademi ka përgëzuar gjyqtarët për pajisjen me stemën e FIFA-s, duke vlerësuar si tejet të rëndësishëm rolin e tyre në zhvillimin e garave vendore, por edhe në imazhin që ata po i japin futbollin tonë në ndeshjet ndërkombëtare.

Njëherësh, presidenti Ademi ka kërkuar vendosmëri dhe profesionalizëm edhe më të madh në këtë vit, në mënyrë që t’i ndihmojnë edhe gjeneratat e ardhshme për t’u pajisur me stemën e FIFA-s dhe për të pasur mundësi shijimin e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

Edhe sekretari i përgjithshëm, Salihu ka kërkuar nga gjyqtarët përfitues të stemave të FIFA-s vigjilencë dhe punë sa më profesionale në vazhdim, duke mos rënë asnjëherë pre e presioneve të mundshme apo dukurive të ndryshme negative.

ffk gjyqtaret fifa 1

Gjyqtarë kryesorGenc Nuza Besfort Kasumi Visar KastratiAsistentëFatlum Berisha Bujar Selimaj Fatmir Sekiraqa Edmond Zeqiri Imran Kabashi Besnik MorinaGjyqtarë të futsallitBesar Beqiri Besart Ismajli Ekrem FrancaAsistente (futbolli i femrave)Lumturije Muhadri

telegrafi sport app