Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League. /Telegrafi/