Vizita e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë është jashtëzakonisht e rëndësishme, për shkak se u zhvillua në një kohë të tronditjeve të mëdha politike dhe e njëjta rikonfirmon përkushtimin serioz të Aleancës për siguri në Kosovë.
Kështu thotë drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi derisa thekson se shefi i NATO-s riafirmoi “vullnetin e palëkundur që nëpërmjet misionit të KFOR-it të garantojë paqen dhe stabilitetin”.
“Vizita e sekretarit Rutte, në Sarajevë dhe Prishtinë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Për shkak se, e para, zhvillohet në një kohë të tronditjeve të mëdha gjeopolitike. Dhe e dyta, për shkak se mesazhet e tij rikonfirmojnë përkushtimin serioz dhe të palëkundur të Aleancës Veriatlantike, për paqen dhe sigurinë edhe në Bosnje edhe në Kosovë. Si dy pikat më problematike, duke pasur parasysh rolin destruktiv të Beogradit zyrtar dhe angazhimin e vazhdueshëm secesionist të Milorad Dodikut nga Republika Sërpska. Në këtë kuptim, mendoj që edhe në Prishtinë, zotëri Rutte riafirmoi vullnetin e palëkundur të NATO-s nëpërmjet misionit të KFOR-it këtu, të garantojë paqen dhe stabilitetin duke u shprehur i qartë që nuk mund të lejohet kthim në vitet e 90-ta”, thotë Fetoshi.
Rutte qëndroi në Kosovë pas një vizite që e zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë.
“Presidentja Osmani normalisht vlerësoi rolin e rëndësishëm të NATO-s që nga përfundimi i luftës në Kosovë e deri më sot, si një rol i rëndësishëm për ta garantuar stabilitetin e vendit tonë. Ndonëse, ajo theksoi pengesat procedurale që kanë të bëjnë me faktin që vendi ynë ende nuk njihet nga 4 shtete anëtare të NATO-s. Mirëpo, përkushtimit që ne të lëvizim në drejtim të integrimeve euroatlantike është angazhimi i duhur dhe është përkushtimi i nevojën i institucioneve tona, me qëllim që të lëvizet sa më shpejtë edhe drejt normalizimit të raporteve me Serbinë si problemi më i madh mund të cenojë sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor”, potencon Fetoshi.
Ai komentoi edhe deklaratën e Osmanit, e cila për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se është mik i madh i Kosovës.
“Deklarimin e presidentes Osmani gjithashtu vlen të theksohet fakti që kemi të bëjmë me një përgjigje të drejtpërdrejt të entuziazmit të Serbisë që përpiqet që presidentin Trump ta portretojë si shpëtimin e Serbisë, kundrejt Kosovës. Në këtë kuptim presidentja Osmani e cilësoi mikun më të madh të Kosovës presidentin Trump dhe strategjinë e tij të paqes, paqja nëpërmjet fuqisë, që tashmë veçse po ri konfirmohet dhe po reflektohet nga angazhimet jo vetëm të SHBA-së, por edhe të vizitës së zotëri Rutte në rajon dhe të gjitha shteteve të fuqishme brenda Aleancës Veriatlantike. Për një rritje të kapaciteteve mbrojtëse nëpërmjet rritjes së investimeve për mbrojtjen, me qëllim që Aleanca Veriatlantike të jetë përgjigja më e mirë përballë çfarëdo rreziku që vjen si pasojë e apetiteve gjeopolitike të Rusisë dhe akterëve të tjerë keqdashës në botë”, tha Fetoshi.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha të martën se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai shtoi se zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike.
“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.
Pas takimit me Osmanin, Rutte u prit në takim edhe nga kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët