Publikohet programi i Edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Festivali hapet në mbrëmjen e 21 tetorit, ndërsa mbyllet më 27 tetor 2019 kur bëhet ndarja e çmimeve. Gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë edhe aktivitete tjera, si tryeza debati e punëtori. Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.


Programi është si më poshtë:

21.10.2019 Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, Gjakovë Shfaqja: “Shumë zhurmë për asgjë” Regjia: Zana Hoxha 22.10.2019 Teatri i Tetovës Shfaqja “Një letër e humbur” Regjia: Kushtrim Bekteshi 23.10.2019 Teatri “Migjeni”, Shkodër Shfaqja: “Zona e pritjes” Regjia: Fatos Berisha 24.10.2019 Teatri “Adriana”, Ferizaj Shfaqja: “UN Inspektori” Regjia: Erson Zymberi 25.10.2019 Teatri i Qytetit të Gjilanit Shfaqja: “Erdhi Godoja” Regjia: Shkëlzen Berisha 26.10.2019 Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë Shfaqja: “Ditë Vere” Regjia: Naser Shatrolli. Më 27.10.2019 Art Polis, Prishtinë Shfaqja: “Kanuni i gruas” Regjia: Arlinda Morina

Ferizaj