Është mbajtur dita e parë e edicionit të 12-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”, organizuar nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), me temën qendrore “Zbuloni kufijtë e rinj”.
Ky festival ka mbledhur ekspertë të nivelit të lartë nga komuniteti i teknologjisë vendoree, rajonale dhe ndërkombëtare, ku dotë shkëmbehen njohuri dhe ide.
Ermal Sadiku nga KosICT tha për Telegrafin se ky është një festival i teknologjisë inovative.
Siç tha ai është hera e 12-të që po organizohet ky festival dhe për dallim nga të tjerët, do të jenë tri tema të caktuara: inteligjenca artificiale, transformimi digjital, dhe cybersecurity (siguria kibernetike).
“Në përgjithësi mundohemi t’i japim rëndësi, të rinjve, studentëve, kjo është baza. E në anën tjetër i kemi disa panele tjera që flitet për ngjarjet e reja. Këtë herë janë tri tema të caktuara: inteligjenca artificiale, transformimi digjital, dhe cybersecurity (siguria kibernetike). Marrin pjesë shumë kompani prej gjithë botës dhe kjo e ka bërë KosICT pak më të lezetshëm sivjet”, tha Sadiku.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ftuar i festivalit, fjalimin e tij e nisi me pak humor, duke përmendur sukseset e kombëtareve të Kosovës e Shqipërisë në futboll.
“Dy herë ka tri zero mbrëmë. Sot nuk ka ndeshje, por do ta vazhdojmë njësoj në fushat e tjera. E ku ka më mirë se me këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin në transformimin digjital, të organizuar nga KosICT, të cilët i falënderoj nga zemra”, tha Kurti.
Duke e cilësuar festivalin “KosICT” një dëshmi të rëndësisë së madhe që ka sektori i TIK-ut në vendin tonë, kryeministri Kurti nënvizoi se digjitalizimi mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Deri në fund të vitit 2025, investimet në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro. Në bazë të dokumenteve strategjike që kemi plotësuar, deri në vitin 2027 kjo shifër pritet të arrijë në 130 milionë euro”.
Kryeministri Kurti po ashtu bëri thirrje që të gjithë të përqafojnë frymën e eksplorimit, inovacionit dhe potencialin e pakufishëm që na ofron teknologjia.
Ndërsa, ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ndjehet mirë që qëndron përballë fuqisë së krijimtarisë inovative dhe fuqisë së ekonomisë digjitale.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të qëndrosh këtu përballë fuqisë së krijimtarisë inovative dhe fuqisë së ekonomisë digjitale. Po shoh fytyra të njohura, siç pashë dje kur përuruam shtëpinë e re të sektorit TIK në Kosovë ‘TechPark’, në Bernicë”, tha Rizvanolli.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama theksoi se teknologjia digjitale ofron shumë mundësi për të ardhmen e qytetit dhe shtetit.
“Faleminderit për këtë organizim shumë të mirë të kësaj ngjarjeje. Teknologjia digjitale ofron shumë mundësi për të ardhmen e qytetit dhe shtetit. Ky sektor është prioritet dhe na lidh me botën”, ka thënë Rama.
Gjatë festivalit u ndanë çmime për disa kompani që kanë bashkëpunim të mirë me KosICT-in. Në mesin e kompanive të shpërblyera ishte edhe Telegrafi.com, që u nderua me çmimin për bashkëpunim mediatik.
Ndryshe, KosICT ka qenë në krye të skenës së festivaleve të teknologjisë që nga fillimi i tij në 2011. Vit pas viti, ai mbledh ekspertë të nivelit të lartë nga komuniteti i teknologjisë vendase, rajonale dhe ndërkombëtare për të shkëmbyer njohuri dhe ide. Duke marrë pjesë në KosICT, do të keni mundësinë të mësoni nga më të mirët në industri dhe të qëndroni të përditësuar mbi përparimet më të fundit teknologjike.
Për më tepër, KosICT shërben si një vend kryesor B2B, duke ju lejuar të gjeneroni drejtime të vlefshme biznesi dhe të nxisni marrëdhënie domethënëse me palët kryesore të interesuara. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për partnerë të mundshëm, duke eksploruar mundësi të reja tregu, ose thjesht duke kërkuar të ngritni markën tuaj, KosICT ofron platformën ideale për sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?