Festa treditore për ditëlindjen e Madonnas

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, i ka mbushur 61 vjet, ndërsa festa e ditëlindjes së saj do të zgjasë tri ditë.
Këngëtarja edhe një herë ka treguar se "vitet janë vetëm numra" duke e nisur me stil festimin e ditëlindjes së saj.

Ajo ka marrë vëmendjen me veshjen e saj - me kostum të një gjenerali ushtarak - teksa dëgjohet në video duke thënë: "Urime ditëlindjen mua".
Një pjesë të atmosferës ekstravagante nga festa, Madonna e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes fotografive dhe videove të publikuara.
"Ky është fillimi i tri mbrëmjeve madhështore festive", ka thënë këngëtarja. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































