NewCo Ferronikeli ka bërë të ditur se ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen.
Lexoni të plotë njoftimin:
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli L.L.C detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen.
Vendimi për ndërprerjen e plotë dhe të përkohshme të prodhimit nuk ka qenë një vendim i lehtë por është opsioni i vetëm i mbetur, pasi prej disa muajsh janë tentuar të gjitha rrugët e mundshme, duke kërkuar edhe ndihmën e qeverisë me gjenerimet vendore të energjisë.
Duke qenë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për impaktin shumëdimensional që e ka në sektorin e punësimit, prodhimit dhe eksportit, NewCo Ferronikeli për muaj me radhë ka operuar me humbje me shpresën që situata do të përmirësohet.
Menaxhmenti ka bërë përpjekje intensive që ta evitojë vendimin për ndërprerjen e prodhimit, mirëpo kjo situatë është bërë e pashmangshme, veçanërisht me rritjen e çmimit të energjisë në Evropë gjatë javëve të fundit. Për situatën e rëndë janë informuar rregullisht dhe është kërkuar ndihma edhe te institucionet qeverisëse të Kosovës.
NewCo Ferronikeli L.L.C u kërkon mirëkuptimin të gjithë punëtorëve dhe familjeve të tyre të cilët bashkë me kompaninë po vuajnë efektet e një krizë që shkon përtej çdo mundësie apo vendimmarrje të vetë kompanisë.
Pavarësisht kësaj ndërprerjeje të përkohshme të prodhimit, NewCo Ferronikeli L.L.C do të paguajë në muajin në vijim të gjithë punonjësit që do të jenë me pushim të detyrueshëm me 50% të pagës së tyre mujore, ndonëse do të jenë të liruar nga obligimet e punës. Të gjithë punëtorët do të kthehen në punë me stabilizimin e situatës dhe normalizimin e çmimit të energjisë elektrike.
Gjithashtu, ndërmarrja i garanton të gjithë furnitorët dhe partnerët se kjo ndërprerje nuk do të bëhet shkas për të lënë pezull detyrimet ndaj tyre. Të gjitha detyrimet e kontraktuara financiare do të zbatohen me rigorozitet të plotë nga ana e kompanisë.
Kriza aktuale e energjisë elektrike është një prej më të mëdhave në histori dhe ka goditur të parën dhe më së rëndi industrinë e metalurgjisë së rëndë, ku bën pjesë edhe NewCo Ferronikeli L.L.C. Edhe kompani të tjera të industrisë së rëndë në Evropë të ngjashme me NewCo Ferronikeli L.L.C, që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, janë mbyllur tashmë.
Kriza e çmimit ka nisur në janarin e këtij viti, duke e katërfishuar çmimin e energjisë në Evropë.
Drejtuesit e NewCo Ferronikeli L.L.C, në kërkim të zgjidhjes, i janë drejtuar me shkresa informacionesh mbi krizën e energjisë edhe Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ministrave të dikastereve përkatës, për ndihmë në tejkalimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.
Ndërmarrja kërkoi ndërhyrjen e Qeverisë jo për të krijuar fitime por për të shmangur ndaljen e prodhimit dhe në mënyrë që të mos mbesin pa vende pune mijëra punëtorë.
Kompania vijon të mbetet e hapur dhe në kërkim të e alternativave që do të mundësonin rikthimin sa më shpejt në prodhim. Për këtë arsye NewCo Ferronikeli L.L.C vazhdon të mbajë të hapura të gjitha kanalet e komunikimit me Qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës për të gjetur bashkërisht një zgjidhje deri në stabilizimin e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane.
Ne jemi besimplotë që kjo krizë energjetike që ka përfshirë gjithë Evropën do të kalohet dhe NewCo Ferronikeli L.L.C do të kthehet përsëri në prodhim, duke vijuar të jetë një ndër motorët kryesorë të ekonomisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës