Numri i viktimave nga zjarri përbindësh në Kaliforni ka arritur në 44, duke e bërë atë më vdekjeprurësin në historinë e zjarreve të rëna në këtë shtet.
Mijëra zjarrfikës kanë kaluar ditën e pestë duke u përpjekur fusin nën kontroll të ashtuquajturin “Camp Fire” në pyjet e zonës malore Sierra Nevada, në veri të Sacramentos, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit kanë pasur një mision të zymtë, atë të rikuperimit të trupave të pajetë.
“Deri më sot që flasim, edhe 13 trupa të tjerë të pajetë janë rikuperuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44”, tha sherifi i zonës, Kory Honea në një konferencë për shtyp të kthyer në të përditshme tashmë. “Zjarri është më vdekjeprurësi i rënë në historinë e Kalifornisë”, shtoi më tej Honea.
Edhe pse është vështirë të jesh i sigurt, për shkak të mungesës së vazhdimësisë në mbajtjen e shënimeve apo kategorizimit, “Camp Fire” duket se do të konsiderohet si zjarri më vdekjeprurës amerikan në një shekull, që kur i ashtuquajturi “Cloquet Fire” shkaktoi vdekjen e afro 1.000 personave në Minnesota në vitin 1918.
“Camp Fire” është vatra më e madhe e flakëve të këtij “ferri” që detyroi rreth një çerek milioni njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre. Veç faktit që ka shkaktuar një numër historik viktimash, “Camp Fire” është gjithashtu edhe më shkatërrimtari se çdo zjarr tjetër në histori, teksa ka shkrumbuar 6.500 shtëpi në qytezën Paradise, thuajse duke e zhdukur fare atë nga harta.
Më shumë se 5.100 zjarrfikës, që kanë ardhur edhe nga Uashingtoni e Teksasi, po punojnë për frenimin e këtij ferri të pazakontë, ndërsa ekipet e kërkimit të “viktimave në masë” po mbështeten edhe nga antropologë dhe një laborator ADN-je, për të identifikuar mbetjet që po gjenden ngado, shpesh të reduktuara deri në vetëm disa kocka.
Presidenti amerikan Donald Trump “deklaroi se një fatkeqësi madhore ekziston në shtetin e Kalifornisë, ndaj urdhëroi ndihmat federale në mbështetje të shtetit dhe përpjekjet lokale për rimëkëmbje në zonat e prekura nga zjarri”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Lëvizja në fjalë bën të mundur që ndihmat të shkojnë për zonat e goditura më keq, si kantonet Butte, Los Angeles dhe Ventura. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?