Një Ferrari i rrallë F40 që kushton një milionë funte është shkatërruar plotësisht, pasi u përfshi nga zjarri në rrugët e Monte Karlos.

Vetura sportive italiane që arrin shpejtësinë maksimale prej 370 kilometra në orë, është përfshirë nga zjarri dhe tymi i zi që ngritej në ajër në qendrën e qytetit të Monakos, transmeton Telegrafi.


1 207

Bëhet fjalë për një nga 1.311 njësitë të F40 që janë prodhuar në fund të viteve të 80 dhe në fillim të 90-ve, që konsiderohet si një nga veturat më të shpejta.

2 79

Një kalimtar rasti është munduar ta shpëtojë veturën duke e spërkatur me pluhur me aparatin për fikjen e zjarrit, por pa ndonjë sukses.

3 65

Nuk dihet nëse vetura ishte në lëvizje kur u përfshi nga zjarri, kurse mediat lokale raportojnë se askush nuk është lënduar. /Telegrafi/

4 49