LAJMI I FUNDIT:

Ferrari elektrik mund të kushtojë rreth gjysmë milioni euro

Ferrari elektrik mund të kushtojë rreth gjysmë milioni euro

Sekreti më i mirëmbajtur në Maranello këto ditë është Ferrari EV.

Gjithçka që dimë deri më tani është se do të ndërtohet në një fabrikë të re në qytetin e lindjes së kompanisë dhe është planifikuar të dalë në treg në tremujorin e fundit të 2025.


Dhe mediat shkruajnë se “elektrikja italiane” do të kushtojë të paktën 500,000 euro, përcjell Telegrafi.

Veç kësaj, thuhet se për të shmangur “ekskluzivitetin”, besohet se kompania synon të kufizojë prodhimin në jo më shumë se 20,000 automjete në vit, të paktën për një kohë. /Telegrafi/