Në ditët e fundit Kosova është mbuluar nga bora dhe moti i ftoftë, me këtë rast rrugët janë bërë vështirë të kalueshme dhe komunikacioni është zhvilluar me vështirësi.

Ka mjaftuar kjo dhe menjëherë qytetarët kanë postuar në rrjete sociale gjendjen e rrugëve dhe vështirësitë që kanë pasur veturat.


Kësaj nuk i shpëtuan edhe veturat luksoze, të cilat përkundër fuqisë motorike që kanë, nuk e kishin lehtë në rrugët e vendit tonë.

Më poshtë keni një video të postuar në rrjete sociale, se si qytetarët shtyjnë një Ferrari - por edhe një Mercedes që nuk arrite të ndiqte rrugën e tij. /Telegrafi/