Ferran Torres i futet debatit për kapitenin e Barcelonës pas fitores ndaj Seoul

Në fillim të sezonit 2025/26, çështja e kapitenit të Barcelonës mbetet ende e paqartë, mes sagës që vazhdon rreth Marc-Andre Ter Stegen.
Portieri gjerman do të mungojë në fillim të sezonit të ri, pasi klubi ka konfirmuar se ai i është nënshtruar një operacioni në shpinë.
Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e historisë, mes polemikave të shumta për të ardhmen e tij në Kataloni gjatë muajve në vijim.
Ter Stegen është i pakënaqur me përpjekjet e Barcelonës për ta larguar, pas vendimit për të nënshkruar me Joan Garcia, ndërsa trajneri Hansi Flick e ka informuar se ai do të jetë portieri i tretë këtë sezon.
Pas fitores 7-3 të Barcelonës ndaj FC Seoul në një ndeshje parasezonale, Frenkie De Jong dha mbështetjen e tij për Ter Stegen, ndërsa vetë është një nga kandidatët për ta zëvendësuar atë si kapiten.
Ferran Torres gjithashtu pranoi se skuadra nuk është në dijeni nëse do të mbahet një votim për kapitenin, por la të kuptohet se do të ishte i interesuar të jetë pjesë e grupit të kapitenëve.
“Nëse vetëm të veshësh këtë fanellë është diçka e madhe për një lojtar, imagjinoni çfarë do të thotë të kesh shiritin e kapitenit”.
“Më motivon të punoj edhe më shumë dhe shpresoj të kem edhe shumë mundësi të tjera për ta mbajtur atë,” ka thënë Torres për Mundo Deportivo./Telegrafi/















































