Ferran Torres mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier pas dy viteve e gjysmë të kaluara te Barcelona.
Sulmuesi spanjoll nuk është një titullar i rregullt te katalunasit dhe largimi i tij nga Barca është mëse i mundur.
Newcastle Untied është duke bërë kërkuar transferimin e anësorit dhe tanimë ka kontaktuar edhe Barcelonën për të pyetur rreth çmimit të tij.
Situata e Ferran Torres te Barcelona ka qenë e komplikuar. Me ardhjen e trajnerit të ri, Hansi Flick, është vënë në dukje se anësori nuk figuron në planet e trajnerit gjerman, gjë që ka përshpejtuar kërkimet e rrugës.
Edhe pse lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe ndihet rehat në Camp Nou, klubi duhet të heqë qafe disa asete për të balancuar llogaritë e tij dhe për të krijuar vend për shtesa të reja.
Newcastle United ka bërë një ofertë fillestare te Barcelona prej 15 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh që është hedhur poshtë.
Katalunasit i kanë bërë të qartë klubit anglez se do ta lejojnë largimin e Ferran Torres vetëm nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/