Feronikeli është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat ende nuk janë të qeta sa i përket mbijetesës dhe kjo e bën këtë sfidë shumë interesante.


Vendasit aktualisht zënë vendin e shtatë në tabelë me 31 pikë, derisa llapjanët janë dy pozita më lart me 33 pikë.

131904943 10158803892857243 4373390843145998507 n

Dy skuadrat janë përballur dy herë mes vete këtë edicion, ku të dyja kanë nga një fitore.

Formacionet zyrtare: Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Malaj, Balde, Thaqi, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milickovic, Maliqi, Simonovski.

Llapi: Nava, Musa, Monin, Krasniqi, Peposhi, Zeqiri, Al.Ramadani, Hoti, Aliu, Sadriu, Hyseni

/Telegrafi/

telegrafi sport app