LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli kryen stërvitjen e fundit, gati për ndeshjen e së martës nga TNS

Feronikeli kryen stërvitjen e fundit, gati për ndeshjen e së martës nga TNS

Feronikeli ka përmbyllur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj The New Saints (TNS).

Skuadra nga Drenasi është dukur në formë të mirë dhe e çlodhur nga udhëtimi në shtetin e Uellsit, duke performuar me intensitet të lartë në stërvitjet e sotme.

Atmosferë e mirë qëndron edhe në shtabin teknik, përveç asaj te futbollistët.


Ramadani zotohet për rezultat pozitiv ndaj 'The New Saints'
Lexo po ashtu Ramadani zotohet për rezultat pozitiv ndaj 'The New Saints'

Të martën, me fillim prej orës 20:00, në kohën lokale të Kosovës, fillon takimi mes The Neë Saints dhe Feronikeli.

Kujtojmë që kjo xhiro e UEFA Ligës së Kampionëve luhet me dy ndeshje, prandaj rezultati i takimit të parë është tejet i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Prishtinë. /Telegrafi/