Por në Kosovë, përveç Feronikelit që e ka në krahun e djathtë të fanellave logon e Federatës së futbollit të Kosovës, skuadrat tjera nuk e mbajnë një logo të tillë.

Drenicasit me organizimin e mirë që kanë bërë dhe me veprimet e fundit, po dëshmojnë se janë duke u përgatitur maksimalisht për dalje në garat evropiane, nëse Kosova pranohet në mars të vitit 2016 në UEFA dhe në FIFA.


Por, skuadrat kosovare, nuk janë të obliguara nga ana e FFK-së që të mbajnë në fanella simbole apo diçka të tillë që e identifikon Federatën apo ligën.

“Jo nuk janë të obliguara që të mbajnë logon e FFK-së apo të sponsorit të ligës. Rregullorja nuk e parasheh një gjë të tillë”, ka deklaruar për Gazetën Tribuna, Fazli Berisha, zëdhënës i Federatës së futbollit të Kosovës.
 

telegrafi sport app