Feronikeli '74 befason Malishevën, merr një pikë në udhëtim

14:"DARDAN MAZREKU
Malisheva dhe Feronikeli '74 kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje me shumë raste shënimi, por që në fund përfundoi pa gola.
Drilon Hazrollaj dhe Laurent Xhylani krijuan raste për vendasit, por pa sukses.
Edhe mysafirët nuk qëndruan duarkryq, duke shënuar madje gol në minutën e 70-të, megjithatë u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.
Deri në fund gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.
Malisheva mbetet e dyta në tabelë me 29 pikë, tetë më pak se lideri Drita, derisa Feronikeli '74 në pozitën e fundit me shtatë pikë.
Në xhiron e ardhshme Malisheva pret Suharekën, derisa Feronikeli '74 në Drenas pret Prishtinën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































