Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, që disa muaj është zhvendosur në Gjermani, për të vazhduar jetën dhe karrierën e tij muzikore.

Ndonëse javë më parë solli këngën e re, reperi shqiptar vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar dhe thuajse gjithnjë në fokus të mediave rozë.


Ai po ashtu është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndan momente të ndryshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

ferofera 75567014 436272043751009 5076271700290637876 n Fero me tatuazh të ri në qafë (Foto: Instagram)

Së fundmi, numrit të madh të tatuazheve që ka në trup, i njëjti ia ka shtuar edhe një të ri dhe këtë herë ka vendosur që emrin artistik (FERO) ta përjetësojë në qafë.

Marrë parasysh që 22-vjeçari mbuloi të gjithë qafën me emrin e tij, nuk ka dyshim se edhe dhimbjet duhet të kenë qenë të mëdha, por që ia ka dalë ti përballojë dhe tani duket shumë më ndryshe.

ferofera 77312038 575540982988623 7442785127706270222 n Fero me tatuazh të ri në qafë (Foto: Instagram)

Veç tjerash, Fero muajve të fundit ka qenë shumë i përfolur për romancën me modelen Arbenita Ismajli, nga e cila siç ka bërë të ditur tanimë është ndarë.

Kjo e fundit vazhdon karrierën në Angli dhe deri më tani ka bashkëpunuar me shumë marka të famshme botërore. /Telegrafi/