Fermerët në Maqedoni kundërshtojnë shndërrimin e tokës bujqësore në centrale diellore

Fermerët dhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër draftligjit që mundëson ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në sipërfaqe për ndërtimin e centraleve diellore.
Fermerët thonë se në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut nga një shtet eksportues i produkteve bujqësore, do të shndërrohet në një shtet importues të tyre.
Me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, mundësohet që centralet diellore të ndërtohen në tokat më pjellore bujqësore.
Ndryshimet në këtë ligj do t’u mundësonin investitorëve strategjikë të huaj të mund të ndërtojnë objekte energjetike në tokat bujqësore të kategorisë së parë për nga cilësia e tokës që vlerësohet deri në kategorinë e katërt, që është cilësi më e dobët.
Nga Ministria e Bujqësisë arsyetohen se për herë të parë me ndryshimet ligjore parashikohen dispozita të qarta për mbrojtjen e tokës bujqësore nga ndryshimi i destinacionit nga tokë bujqësore në atë për ndërtim.
Nga ky dikaster theksojnë se përcaktohen kritere të qarta se në cilën kategori të tokës nuk mund të ndërtohen centrale energjetike, por specifikohen edhe përjashtimet.
“I vetmi përjashtim i parashikuar nga këto ndryshime të propozuara në seksionin e tokave të kategorisë së parë dhe të dytë, është ndërtimi i objekteve energjetike që janë objekt i investimeve strategjike dhe nuk paraqesin asnjë kërcënim për tokën bujqësore”.
“Konvertimi mund të jepet nëse vlerësohet se projekti ka karakter me interes strategjik dhe për të marrë një opinion pozitiv duhet të plotësohen kushtet: për shembull, mund të mbillen disa kultura në tokë nën hapësirat mbi të cilat do të vendosen sistemet fotovoltaike [panelet diellore], ose ndonjë objekt tjetër energjetik. Për shembull, në një fermë ose në një fushë për të instaluar si për shembull për nevojat e një sistemi vaditjeje. Pra, në asnjë rrethanë toka nuk duhet të ndalojë së punuari. Kjo është një kërkesë dhe ky është qëllimi i ligjit”, kanë theksuar nga Ministria e Bujqësisë.
Por, bujqit dhe organizatat joqeveritare që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor theksojnë se pikërisht në cilësimin e investitorit strategjik për çka vendos Qeveria, qëndron kurthi për sa i përket humbjes së tokave bujqësore.
Memet Sinani nga Konfederata e fermerëve thotë se përmes arsyetimit se leja për ndërtimin e paneleve diellore është dhënë për shkak të karakterit me interes strategjik do të mbillen sa për sy e faqe kultura bujqësore nën sistemin e paneleve duke ngushtuar seriozisht tokën pjellore.
“Ata që janë në pushtet bëjnë pazaret e tyre që të mund të marrin dhe më pas do të vendosin për lejen e ndërtimit për centrale diellore mbi bazë të statusit të investitorit strategjik. Këta investitorë strategjik që tani kanë njerëzit e tyre që shtyjnë miratimin e këtij ligji, më vonë do të dalin për mejdani, ashtu siç ka ndodhur më herët me shumë gjëra. Tani e zvogëlojmë prodhimin e ushqimit për njerëzit dhe kafshët. Pse? Të prodhojmë rrymë. E kujt do t’ia shesim atë rrymë kur njerëzit ikin nga këtu për shkak të standardit të ulët jetësorë”, thotë Sinani.
Sipas tij, shumë problematike mbetet çështja që po ofrohet mundësia që tokat cilësore të kthehen në sipërfaqe ku do të prodhohet rryma, me kusht që nën panele do të mbillen kultura bujqësore.
“Kush do të marrë përgjegjësi që të mos ulen rendimentet? Apo kjo do të bëhet sa për sy e faqe, do të mbillet diçka që të theksohet se ne po e respektojmë ligjin?! Mbollëm tërshërë nën panelet diellore”, shprehet Sinani.
Edhe organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësore theksojnë se përmes ndryshimit të ligjit në fjalë, do të përfitojnë kompanitë e mëdha, të cilat me vendim të Qeverisë, do të mund të marrin statusin e investitorit strategjik, rrjedhimisht të përfitojnë mundësinë që të ndërtojnë në sipërfaqet e tokës më pjellore.
“Toka bujqësore në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohet në tokë ndërtimore për objekte energjetike apo objekte industriale. Nën ndikimin e ndryshimeve klimatike, toka bujqësore ka një tendencë negative të degradimit të tokës, e cila ul rendimentet ushqimore dhe pjellorinë e përgjithshme të tokës, rrezikon jetesën e fermerëve dhe braktis kulturat bujqësore”, thonë nga kjo organizatë.
Ndryshimet në Ligjin për tokën bujqësore janë dorëzuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar, ENER, ku mund të jepen sugjerime, vërejtje, komente dhe mendime rreth ndryshimit dhe plotësimit të ligjit në fjalë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave zotohet se të gjitha sugjerimet, vërejtjet dhe komentet, do t’i përfshijë në tekstin final të këtij ligji./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës